Prej 209 të punësuarve në administratën komunale të Suharekës, vetëm 29% prej tyre janë gra

28.09.2021

Barazia gjinore më së shpeshti keqkuptohet si “çështje e grave” dhe rrjedhimisht si “kërkesë e tyre për të qenë apo për tu bërë të njëjta me burrat”. Pjesëmarrja aktive e grave në jetën publike e private të një vendi është sa një e drejtë aq edhe një domosdoshmëri. E drejtë pasi është e shkruar në […]

Prej 209 të punësuarve në administratën komunale të Suharekës, vetëm 29% prej tyre janë gra Foto: Ilustrim

Barazia gjinore më së shpeshti keqkuptohet si “çështje e grave” dhe rrjedhimisht si “kërkesë e tyre për të qenë apo për tu bërë të njëjta me burrat”.

Pjesëmarrja aktive e grave në jetën publike e private të një vendi është sa një e drejtë aq edhe një domosdoshmëri. E drejtë pasi është e shkruar në kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Domosdoshmëri pasi ti mohosh apo të mos inkurajosh përafërsisht gjysmën e popullatës të mos vendosë aktivisht në shërbim të saj dhe të shoqërisë kapacitetin njerëzor (mendor dhe emocional) që ajo mbart përkthehet në një ineficencë ekonomike të pafalshme.

Bazuar në të dhënat zyrtare, në administratën komunale të Suharekës janë të punësuar 209 shërbyesë civil, apo një shërbyes për 273 banorë.

Nga numri i përgjithshëm i të punësuarëve në shërbimin civil në Suharekë, vetëm 29% e shërbyesve civil janë gra. Suhareka bën pjesë në mesin e komunave me pjesëmarrje të ulët të grave në shërbimin civil komunal.

Komuna e Suharekës bën pjesë në mesin e komunave me pjesëmarrjen më të ulët të grave në pozita udhëheqëse. Vetëm 13% e grave janë në pozita udhëheqëse.

Mosha mesatare në shërbimin civil të Komunës së Suharekës është 50 vjeç.