Portali SuharekaOnline anëtar i Këshillit të mediave të shkruara të Kosovës
Të nderuar lexues të portalit SuharekaOnline, ju njoftojmë se krahas punës dhe profesionalizmit të treguar përgjatë këtyre 2 viteve, nga muaji prill 2021 jemi anëtarë të Këshillit të mediave të shkruara të Kosovës – KMShK i cili është një trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara. Misioni i tij mbështetet […]
Të nderuar lexues të portalit SuharekaOnline, ju njoftojmë se krahas punës dhe profesionalizmit të treguar përgjatë këtyre 2 viteve, nga muaji prill 2021 jemi anëtarë të Këshillit të mediave të shkruara të Kosovës – KMShK i cili është një trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara.
Misioni i tij mbështetet mbi bindjet e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. KMShK është themeluar me ndihmën e OSBE-së në Kosovë në shtator të vitit 2005, ndërsa Zyra e KMShK-së aktivitetin e rregullt e ka filluar në dhjetor të vitit 2005.
Fjala e lirë, e drejta e qytetarëve për t’u informuar plotësisht, me kohë, dhe respektimi në tërësi i kodit etik të gazetarisë janë baza mbi të cilën vepron KMShK. Qëllimi i KMShK-së është ta mbrojë qytetarin nga shkrimet e pavërteta si dhe ta mbrojë gazetarin nga ankesat e pambështetura.
Andaj nëse keni ankesa në drejtim të portalit SuharekaOnline ato mund ti parashtroni edhe në KMShK në këtë link. Dërgimi i ankesave kundër gazetarisë joprofesionale, e cila nuk respekton Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, njëherit mbron lirinë e fjalës dhe të drejtën për të vërtetën.
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës tani i ka 40 anëtarë të rregullt, nga gazetat, portalet dhe agjencitë e lajmeve, dhe numri i tyre është duke u rritur. KMShK ka tre anëtarë të pavarur, kryetarin dhe dy nënkryetarët. Kuvendi i anëtarëve përbëhet nga përfaqësuesit e gazetave, portaleve të lajmeve, revistave periodike, agjencive të lajmeve, dhe të blogjeve.