SuharekaOnline shpall konkurs për praktikantë të gazetarisë

18.07.2023

SuharekaOnline me qëllim të ofrimit të mundësisë të të interesuarëve që dëshirojnë të mësojnë përvoja të reja në fushën e medias, shpall këtë: KONKURS Për plotësimin e vendeve të lira për: PRAKTIKANT SuharekaOnline fton të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e programit të praktikës, i cili do të ju mundësojë atyre që të marrin […]

SuharekaOnline shpall konkurs për praktikantë të gazetarisë Foto: Ilustrim

SuharekaOnline me qëllim të ofrimit të mundësisë të të interesuarëve që dëshirojnë të mësojnë përvoja të reja në fushën e medias, shpall këtë:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira për:

PRAKTIKANT

SuharekaOnline fton të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e programit të praktikës, i cili do të ju mundësojë atyre që të marrin njohuri praktike në fushën e mediave.

Praktikantët do të kenë mundësi që të ndjekin aktivitetet ditore të punës në SuharekaOnline dhe të përfitojnë njohuri të reja.

Mbikëqyrësi/ja: Gazetare, Eurolinda Zenelaj

Kushtet për aplikim:

  1. Aftësi të mira të komunikimit 
  2. Aftësi të mira të punës me kompjuter
  3. Të ketë njohuri të mira në drejtëshkrim
  4. Të jetë bashkëpunues me mbikqyrësen dhe pjesën tjetër të stafit
  5. Të jenë të gatshëm të punojnë në terren
  6. Të ketë njohuri rreth aktiviteteve të ndryshme për Komunën e Suharekës

Aplikimi mund të bëhet përmes rrjeteve tona sociale si: Facebook dhe Instagram, poashtu në numrin tonë të telefonit 048 120 100, apo edhe përmes email-it: info@suharekaonline.com

*Konkursi mbetet i hapur deri më 01.08.2023