Policia në Suharekë për dy muaj shqiptoi mbi 2,600 gjoba, prijnë ato të ligjit anti-COVID
Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente. Policia edhe në Suharekë po shqipton gjoba për të gjithë drejtuesit gjithë drejtuesit e automjeteve që po shkelin rregullat e trafikut. Përveç këtyre gjobave për kundërvajtje në trafik, policia në […]
Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente.
Policia edhe në Suharekë po shqipton gjoba për të gjithë drejtuesit gjithë drejtuesit e automjeteve që po shkelin rregullat e trafikut.
Përveç këtyre gjobave për kundërvajtje në trafik, policia në Suharekë po shqipton gjoba edhe për ata që nuk po i respektojnë masat anti-COVID, masa këto të vendosura nga institucionet shtetërore dhe shëndetësore për luftimin, kontrollin dhe parandalimin e COVID-19.
SuharekaOnline ka mbledhur statistika për shqiptimin e gjobave nga Policia e Kosovës në Suharekë brenda muajit shtator dhe tetor të këtij viti.
Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se PK-ja në komunën tonë brenda dy muajve të fundit ka shqiptuar 2,618 gjoba.
Prej tyre, 971 gjoba për kundërvajtje në trafik dhe 1,647 gjoba të tjera për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anti-COVID.
Suharekë / Gjoba | Kundërvajtje në trafik | Mosrespektim i masave anti-COVID |
Shtator 2021 | 437 | 1,205 |
Tetor 2021 | 534 | 442 |
TOTAL | 971 | 1,647 |