Policia e Suharekës apelon qytetarët: Festoni pa armë, festoni me dijnitet, kulturë e dashuri
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka apeluar qytetarët e Komunës së Suharekës për kujdes gjatë festave të fundvitit në mënyrë që të festohet me dijnitet, kulturë dhe dashuri. Policia e Kosovës në Suharekë ka apeluar qytetarët e Komunës së Suharekës për festat e fundvitit ku ka bërë thirrje të veçantë për […]
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka apeluar qytetarët e Komunës së Suharekës për kujdes gjatë festave të fundvitit në mënyrë që të festohet me dijnitet, kulturë dhe dashuri.
Policia e Kosovës në Suharekë ka apeluar qytetarët e Komunës së Suharekës për festat e fundvitit ku ka bërë thirrje të veçantë për mos përdorimin e armëve apo mjeteve të tjera shpërthyese të cilat mund të shkaktojnë rrezik, raporton SuharekaOnline.
Poashtu, Policia e Kosovës në Suharekë ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve, pasi që këto ditë komunikacioni është mjaft i ngarkuar.
Në apelin e policisë tutje iu është bërë thirrje edhe bashkëatdhetarëve për ruajtjen e gjë sendeve në vendet ku ata i frekuentojnë.
Stacioni Policor në Suharekë është i përkushtuar që t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve duke zbatuar ligjin dhe duke krijuar ambiente të sigurta.
“Shijoni festat e fundvitit pranë të dashurve tuaj, festoni me dijnitet, kultur dhe jepni ngjyra festive këtyre festave duke festuar pa armë pa krisma, dhe plot dashuri” thuhet në apelin e Policisë së Kosovës në Suharekë.