Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 34 persona, një në Suharekë i dyshuar për tentim dhunimi

07.04.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 34 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Policia e Kosovës për 24 orë arrestoi 34 persona, një në Suharekë i dyshuar për tentim dhunimi Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 34 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 15 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 10 të tjerë në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës në Suharekë ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person të dyshuar për tentim dhunimi.

TENTIM DHUNIMISuharekë 06.04.2023-11:00.   Viktima femër kosovare  ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.