Pezullohet greva e punonjësve të administratës në Gjykatën e Suharekës

21.03.2022

Në njoftimin e KGJK-së, thuhet se deri te vendimi për pezullimin e grevës kanë ardhur pas takimit që ky Këshill ka mbajtur sot me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) si dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës. “Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet […]

Pezullohet greva e punonjësve të administratës në Gjykatën e Suharekës Foto: Ilustrim

Në njoftimin e KGJK-së, thuhet se deri te vendimi për pezullimin e grevës kanë ardhur pas takimit që ky Këshill ka mbajtur sot me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) si dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës.”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK) kishte njoftuar se nga data 15 mars 2022 të gjitha Gjykatat dhe Prokuroritë në Kosovë do të hyjnë në grevë.

Me këtë grevë, të njëjtit kanë kërkuar realizimin e kërkesave të parashtruara.

Ndër kërkesat që ka parashtruar SPJK-ja janë:
1. Aprovimin e ligjit për punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive duke u bazuar në projekt ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtar Publik 06/L-114 neni 2 pika B;
2. Përafrimi pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve;
3. Pagesa lineare nga 150 euro, për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga;
4. Të paguhet shujta ditore në shumën prej 3 euro;
5. Të paguhet pagesa e udhëtimit në shumën prej 3 euro.