Pesë çifte shkurorëzohen gjatë muajit maj në Suharekë, kurorëzohen 60 të tjera

17.07.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin maj 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Në muajin maj 2023, janë regjistruar gjithsej 1,299 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar […]

Pesë çifte shkurorëzohen gjatë muajit maj në Suharekë, kurorëzohen 60 të tjera Foto: Mature man holding wedding ring, close up

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin maj 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Në muajin maj 2023, janë regjistruar gjithsej 1,299 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 160 raste.

Poashtu, duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në muajin maj të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar gjithsej 60 kurorëzime.

Ndërsa, për periudhën e njejtë kohore në Komunën e Suharekës janë regjistruar edhe 5 raste të shkurorëzimit.

Rikujtojmë se gjatë muajit prill 2023 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 54 raste të kurorëzimeve dhe 7 shkurorëzime.