Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Gjinoc
11.08.2025
Në Gjinoc është përuruar Qendra e Mjekësisë Familjare, në një ceremoni që u mbajt nga ora 10:00.
Foto: Ilustrim
Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i komunës, Bali Muharremaj, dr. Sali Asllanaj, si dhe mjekë, infermierë, qytetarë dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit lokal.
Qendra e re shihet të jetë e ndërtuar me standarde të larta dhe pritet të ofrojë shërbime shëndetësore për banorët e zonës dhe fshatrave përreth.