Përsëri zjarre në Sopijë, intervenojnë zjarrfikësit

19.07.2023

Gjatë ditës së mërkurë në fshatin Sopijë të Suharekës ka pasur zjarre në fusha të këtij fshati. Zjarrfikësit e Suharekës edhe sot gjatë ditës së mërkurë janë përballur me zjarre në fushat e fshatit Sopijë të Suharekës, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të zjarrfikësve thuhet se zjarri është shkaktuar nga mbeturinat të cilat janë hedhur dhe […]

Përsëri zjarre në Sopijë, intervenojnë zjarrfikësit Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në fshatin Sopijë të Suharekës ka pasur zjarre në fusha të këtij fshati.

Zjarrfikësit e Suharekës edhe sot gjatë ditës së mërkurë janë përballur me zjarre në fushat e fshatit Sopijë të Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të zjarrfikësve thuhet se zjarri është shkaktuar nga mbeturinat të cilat janë hedhur dhe djegur nga njerëz të pandërgjegjshëm.

Rikujtojmë se Komuna e Suharekës është duke u përballur me zjarre që nga dita hënë (16 korrik, 2023), të cilat po vazhdojnë edhe këto ditë.

Zjarre kishte pasur në fshatrat si: Leshan, Sopijë, Bukosh dhe Samadrexhë, ku deri më tani nuk ka pasur dëme në njerëz.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabani, në vazhdimësi janë duke apeluar qytetarët për kujdes të shtuar, pasi që këto ditë temperaturat janë të larta dhe zjarret mund të dalin nga kontrolla dhe të shkaktojnë dëme.