Përkujtohen dëshmorët në fshatin Budakovë

03.07.2022

Në fshatin Budakovë, sot janë përkujtuar dëshmorët, ku në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Kryetari Muharremaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë vënë kurora lulesh e kanë bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve. “Në Budakovë i nderuam ata që e jetësuan lirinë tonë”. Ata e […]

Përkujtohen dëshmorët në fshatin Budakovë Foto: Ilustrim

Në fshatin Budakovë, sot janë përkujtuar dëshmorët, ku në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë vënë kurora lulesh e kanë bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve.

“Në Budakovë i nderuam ata që e jetësuan lirinë tonë”.

Ata e treguan me vendosmëri dhe u bënë shembulli i brezave se si nderohet atdheu. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë kryetari Muharremaj, gjatë bashkëbisedimit më familjarë të dëshmorëve e me bashkëluftëtarë, në fshatin Budakovë.