Përfshihet nga zjarri një pjesë e malit Biraq, zjarrfikësit kërkojnë nga policia të hetohet rasti

27.02.2021

Gjatë ditës së shtune në malin Biraq është raportuar për zjarrvënje. Zjarrfikësit e Suharekës kanë bërë të ditur se në malin Biraq, persona të pandërgjegjshëm kanë hudhur mbeturina plastike, ku edhe i kanë vënë zjarrin. Pas marrjes së informacionit zjarrfikësit e Suharekës kanë intervenuar duke e shuar zjarrin. Ata gjithashtu kanë kërkuar nga Policia e […]

Përfshihet nga zjarri një pjesë e malit Biraq, zjarrfikësit kërkojnë nga policia të hetohet rasti Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së shtune në malin Biraq është raportuar për zjarrvënje.

Zjarrfikësit e Suharekës kanë bërë të ditur se në malin Biraq, persona të pandërgjegjshëm kanë hudhur mbeturina plastike, ku edhe i kanë vënë zjarrin.

Pas marrjes së informacionit zjarrfikësit e Suharekës kanë intervenuar duke e shuar zjarrin.

Ata gjithashtu kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që urgjentisht të hetojnë rastin dhe të identifikojnë këta persona, ku dyshohet se janë të njëjtit persona të cilët çdo të dytën ditë po e bëjnë të njëjtin veprim.