Për tre muaj në Suharekë u mbyllën 12 biznese

25.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2023. Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash ka publikuar edhe numrin e ndërmarrjeve të shuara gjatë muajve janar, shkurt dhe mars. Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline figuron se gjatë tre muajve […]

Për tre muaj në Suharekë u mbyllën 12 biznese Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2023.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash ka publikuar edhe numrin e ndërmarrjeve të shuara gjatë muajve janar, shkurt dhe mars.

Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline figuron se gjatë tre muajve të parë të vitit 2023 në Komunën e Suharekës janë mbyllur 12 biznese.

Më poshtë është paraqitur tabela me numrin e ndërmarrjeve të mbyllura në Komunën e Suharekës.

Ndërmarrjet Numri i ndërmarrjeve të mbyllura në Suharekë
Bujqësi, pylltari dhe peshkatari1
Ndërtimtari1
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave4
Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim2
Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike1
Aktivitete të shërbimeve tjera1
Nuk ka të dhëna nga ARBK2
TOTALI:12