Për një muaj martohen 48 çifte në Suharekë, ndahen 6 të tjerë

17.04.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shkurt 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në […]

Për një muaj martohen 48 çifte në Suharekë, ndahen 6 të tjerë Foto: Mature man holding wedding ring, close up

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shkurt 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin shkurt 2023, janë regjistruar gjithsej 1.317 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 122 raste.

Në bazë të statistikave të ASK-së figuron se gjatë muajit shkurt në Komunën e Suharekës janë regjistruar 48 kurorëzime, ndërsa shkurorëzime janë regjistruar 6.