Për mandantin 4 vjeçar, Instituti GAP numëron 78 premtime të kryetarit Muharremaj

15.02.2022

Duke qenë se në komunat me shumicë serbe nuk është zhvilluar fushatë aktive, në 27 komunat tjera të Kosovës janë evidentuar dhe konfirmuar 1,819 premtime të dhëna. Numrin më të madh të premtimeve e ka dhënë kryetari i Prishtinës, me gjithsej 206 premtime, pastaj ai i Mitrovicës me 123 premtime, i treti radhitet kryetari i […]

Për mandantin 4 vjeçar, Instituti GAP numëron 78 premtime të kryetarit Muharremaj Foto: Ilustrim

Duke qenë se në komunat me shumicë serbe nuk është zhvilluar fushatë aktive, në 27 komunat tjera të Kosovës janë evidentuar dhe konfirmuar 1,819 premtime të dhëna. Numrin më të madh të premtimeve e ka dhënë kryetari i Prishtinës, me gjithsej 206 premtime, pastaj ai i Mitrovicës me 123 premtime, i treti radhitet kryetari i Gjilanit me 109 premtime, i Shtimes me 107 premtime dhe kryetari i Kaçanikut me 94 premtime.

Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekë, Bali Muharremaj ka dhënë 78 premtime.

Numri më i vogël i premtimeve është dhënë nga kryetari i Vitisë me gjithsej 19 premtime, pastaj ai i Deçanit me 20 premtime dhe i Pejës me 25 premtime.

Shikuar sipas fushave, numri më i madh i premtimeve është dhënë në fushën e shërbimeve publike me gjithsej 381 premtime dhe në fushën e arsimit me 270 premtime. Për dallim nga mandatet e kaluara, këtë mandat më shumë premtime janë dhënë në fushën e kulturës se sa në atë të infrastrukturës. Në fushën e kulturës janë evidentuar 200 premtime, ndërsa në atë të infrastrukturës një më pak. Në fushën e ekonomisë janë dhënë 175 premtime. Edhe në fushën e shëndetësisë në këtë mandat janë dhënë më shumë premtime me gjithsej 134 premtime. Poashtu, në fushën e bujqësisë janë dhënë gjithsej 157 premtimet. Fusha ku më së paku është dhënë premtime është ajo e urbanizmit.

Në zgjedhjet e fundit lokale për kryetarë/e komunash kanë garuar 165 kandidatë, 158 prej tyre kanë qenë kandidatë të propozuar nga subjektet politike, ndërsa pjesa tjeter kanë garuar nga iniciativa qytetare ose si kandidatë të pavarur. Nga 165 kandidatë, vetëm 11 kanë qenë gra, prej të cilave vetëm dy kanë arritur të bëhen kryetare.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë premtime në fushën e administratës, arsimit, bujqësisë, ekonomisë, infrastrukturës, kulturës, shëndetësisë, shërbimeve publike, sociale, sporti dhe urbanizëm.

78 premtimet e kryetarit Muharremaj për mandatin 4 vjeçar

Administratë

1. Ndërtimi i objektit të ri komunal;
2. Krijimi i qendrës ‘One Stop Shop’ (të gjitha shërbimet në një vend);
3. Implementimi i sistemit të menaxhimit të radhës;
4. Funksionalizimi i sistemit të vijueshmërisë në punë te të gjitha institucionet;
5. Krijimi i sistemit IOS-ANDROID të Gjendjes Civile-aplikimi për dokumente përmes sistemit;
6. Trajnimi dhe informimi i stafit me ligjet e reja dhe ndryshimet ligjore që bëhen.

Arsim

1. Lidhja e shkollave profesionale me qendren e trajnimeve dhe inovacionit;
2. Hapja e qendrave për praktik në shkolla, në ato drejtime që nuk gjenden në tregun e Suharekës;
3. Bashkepunim me IKAF (Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa), për certifikimin e studentëve të drejtimit ekonomik për kontabilist dhe libër majtës;
4. Pajisja me kabinete profesionale në të gjitha shkollat dhe digjitalizimi i tyre;
5. Stimulimi i studentëve/nxënësëve për projekte inovative;
6. Përfshirja e fëmijëve të moshave 2-5 vjeç në çerdhe në të gjitha zonat rurale;
7. Finalizimi dhe funksionalizimi i çerdhes se re në qytet;
8. Drejtime profesionale të turizmit dhe hotelerisë në shkollën profesionale;
9. Ndërtimi i sallave të edukatës fizike në disa shkolla;
10. Bursa që mbështesin studime specifike për zhvillim apo promovim të Komunës së Suharekës;
11. Mbështetja ligjore (gjetja e mënyrave rregullative) për njohjen e punëve vullnetare- vullnetarizmit (në rast të bursave për nxënës dhe student, t’i njihen pikët).

Bujqësi

1. Rritja e buxhetit komunal 1 milion euro në vit për subvencione dhe grante në bujqësi;
2. Dy vitet e para (2022-2023) fokusi në përmirësimin e prodhimtarisë bujqësore, zgjerimin e tregjeve (edhe online) dhe plasmanit të prodhimeve bujqësore në tregje;
3. Ndërtimi i sistemeve të reja të ujitjes së tokave bujqësore;
4. Rehabilitimi i sistemeve (ekzistuese) të ujitjes së tokave bujqësore (puset dhe kanalet e deritanishme/bazenet;
5. Hulumtimi i mundësive për financimin e ‘Ndërtimi i liqenit të Dragaqinës’ (ujit të pijes, ujitjen e tokave bujqësore dhe ujërave industriale për ndërmarrje prodhuese/industrial);
6. Mbajtja e manifestimeve të veçanta për promovim të veres;
7. Licensimi i staneve mikpritëse;
8. Licensimi i fermave mikpritëse;
9. Licensimi i haneve mikpritëse;
10. Financim (grant) per ndërtimin e shtëpive malore mikpritëse dhe haneve të fermave malore për akomodimin e turistëve (zhvillimi i ekoturizmit në Delloc).

Ekonomi

1. Do të funksionalizohen edhe tri zona/parqe ekonomike;
2. Funksionalizimi i agrozonës në Samadrexhë;
3. Fillimi i përgatitjes së Parkut Ekonomik në Shirokë (ndarja e hapësirës brenda saj për ndërtimin e disa objekteve publike: emergjencës, shërbimeve publike, urgjencës);
4. Krijimi i ‘Qendrës Komunale për Zhvillim’;
5. Mbajtja e një tryeze/konference çdo tre muaj me rrjetet e shkollave dhe bizneseve;
6. Mbështetje financiare për biznese që krijojnë vende të reja të punës;
7. Për bizneset që punësojnë 2 punëtorë të rinj, i përgjysmohet taksa gjatë atij viti, ndërsa nësë i punëson 5 punëtorë të rinj, i hiqet tërësisht taksa;
8. Të hyrat komunale nga biznesi do të dedikohen në projekte për start up biznese;
9. Mbështetja e programeve e të rinjëve, për punësim nga shtëpia; freelancing përmes programeve si: upwork, dhe start-up biznese, inkubim dhe mentorim;
10. Mbështetja e projekteve inovative për krijim të aplikacioneve/android, si dhe programeve codeforgovernment, codeforhealth.

Infrastrukturë

1. Përfundimi i rrugës Delloc-Shtërpcë.

Kulturë

1. Hartimi i guidave turistike
2. Anëtarësimi në ‘Partneritetin Ndërkombëtar për Iniciativën Satoyama (IPSI)’ dhe ‘Programin Njeriu dhe Biosfera i UNESCO-s (MAB);
3. Kompletimi i kompleksit kulturor që përfshin edhe shtëpinë e kulturës;
4. Subvencione për të gjitha OJQ-të që kanë projekte kulturore;
5. Restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore/arkeologjike/historike (mullinjët, objektet arkeologjike, etj).

Shëndetësi

1. Krijimi i ekipeve specifike për trajtimin e problemeve sociale dhe shëndetësore pas përfundimit të pandemisë Covid-19 (ekipe të psikologëve, sociologëve, mjekëve specialist);
2. Staf shtesë në QKMF (60 të punësuar të rinjë) dhe aparatura të reja;
3. QMF në Mushtishti, Studençani, Duhëla dhe Bukoshi do të punojnë me dy ndërrime deri në orët e vona të mbrëmjes dhe do të ofrohen edhe shërbimet e laboratorit (analizave bazike).

Shërbime publike

1. Krijimi i Drejtorisë së Emergjencave komunale;
2. Rritja e numrit të zjarrfiksëve;
3. Rritja e automjeteve për zjarrëfikës dhe rritja e kapacitetit të tyre për të intervenuar në ndërtesa të larta;
4. Formimi dhe aktivizimi i njesisë vullnetare të zjarrfiksëve;
5. Zhvillimi i trajnimeve me sektorin privat (ndërtimtari, biznes) për t’u aftësuar për reagime emergjente;
6. Ndërtimi i objektit të ri të zjarrfiksëve;
7. Formimi i një ekipe komunale të përhershme për vlerësimin e demeve nga fatkeqësitë;
8. Themelimi i ‘Ndërmarrjes Publike Lokale’ për shërbime publike;
9. Ndarja e pesë hektar toke të pjesa e parkut ekonomik në Shirok në shërbim të ndërmarrjes publike lokale, brigades se zjarrëfiksëve dhe ndërtimit të emergjencës së qytetit;
10. Ndërtimi i impianteve dytësore për trajtimin e ujrave të zeza në gjashtë lokalitete;
11. Mbjellja e drunjëve dhe bimëve dhe krijimi i hapësirave të reja të gjelbra;
12. Rregullimi i shtretërve të lumenjve;
13. Finalizimi i projektit për trajtimin e ujërave industriale në zonën industriale;
14. Fillimi i zbatimit të projektit: ‘Pika e gjelbër’- një lokacion ku qytetarët do të mund të transportojnë. orenditë e vjetra, frigoriferë dhe mjete të vjetra elektronike si hedhurinë;
15. Hartimi i rregullores për turizmin në komunë, në harmoni me strategjinë e turizmit;
16. Zyra komunale për informim dhe pritjen e turistëve;
17. Ndërtimi i shtigjeve të ecjes dhe garave ndërkombëtare të vrapimit malor në 20 km, 40 km, 52 km, 100 km;
18. Rindërtimi i shtigjeve të çiklizmit dhe motokrosit dhe organizimi i garave;
19. Parqe rrugore, trotuare dhe shtigje të reja për ecje (vrapim) dhe çiklizëm;
20. Rrethoja urbane kreative në të gjithë qytetin;
21. Ngjyrosje dhe fasadim të qytetit me ide nga konkursi ndërkombëtar;
22. Rrethimi kreativ i hapësirave passive dhe atyre që komuna nuk mund të intervenojë.

Sociale

1. Mbeshtetje financiare për Hendikos;
2. Krijimi i hapësirës për Qëndrim tërë ditor të nënave me fëmijë me autizëm;
3. Program i veçantë për viktimat e dhunës në familje;
4. Formimi i ekipes mobile të psikologëve për ofrimin e mbeshtetjes për kategoritë e ndryshme;
5. Për kategoritë e dala nga lufta do të ketë ndërtim të shtepive, ofrim të bursave.

Sporti

1. Ndërtimin e hapësirave të nevojshme për klubin e futbollit “Ballkani”;
2. Ndërtimi edhe i një palestre për nevojat e klubit të basketbollit “Ylli”;
3. Nëpër vendbanime të ndryshme do të ndërtohen poligone sportive;
4. Mbeshtetje financiare ndaj klubeve sportive.

Urbanizëm

1. Harta zonale në të gjithë territorin e komunës.