Për herë të parë Suhareka prezantohet në Festivalin e 59-të Mbarëkombëtarë të Këngës për Fëmijë në Shkodër nga solistja Sara Elshani

Për herë të parë Suhareka prezantohet në Festivalin e 59-të Mbarëkombëtarë të Këngës për Fëmijë në Shkodër nga solistja Sara Elshani
Fjolla Hoxha

05.07.2021 / Suhareka

Është mbajtur në qytetin e Shkodrës Festivali i 59-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë. Kompozitorë dhe krijues, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, përgjatë dy netëve kanë sjellë krijimet e tyre në këtë kompeticion, ku vetë fëmijët votojnë për këngën fituese.

Në këtë edicion e vetmja konkurente nga Kosova ishte Sara Elshani e cila nga Shkodra u rikthye me njërin nga shpërblimet e festivalit.

Tanimë për publikun tonë nuk janë befasi shpërblimet për Sarën.

Sara në çdo festival që garoi rrëmbeu edhe shpërblime.

Në “Theranda fest 4” që organizohet në Suharekë mori dy shpërblime vendin e tretë të festivalit dhe çmimin e publikut.

Në “Vihuela Fest” 2020 që organizohet në Prishtinë mori çmimin e parë dhe tani në edicionin e 59-të të këngës për fëmijë në Shkodër rrëmbeu çmimin e tretë për interpretim vlerësuar nga profesionist të festivalit.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit