Për dy vite u trefishua numri i qytetarëve të Suharekës që e braktisën Kosovën

24.10.2020

Kushtet jo të mira ekonomike, kanë bërë që shumë qytetarë të Republikës së Kosovës ta braktisin vendin duke shkuar nëpër vende të ndryshme të botës me qëllim që të kenë një jetesë më të mirë edhe për ta, por edhe për fëmijët. Sipas të dhënave të ASK-së, vetëm gjatë vitit 2019, nga Republika e Kosovës […]

Për dy vite u trefishua numri i qytetarëve të Suharekës që e braktisën Kosovën Foto: Ilustrim - Stacioni i Autobusëve Suharekë

Kushtet jo të mira ekonomike, kanë bërë që shumë qytetarë të Republikës së Kosovës ta braktisin vendin duke shkuar nëpër vende të ndryshme të botës me qëllim që të kenë një jetesë më të mirë edhe për ta, por edhe për fëmijët.

Sipas të dhënave të ASK-së, vetëm gjatë vitit 2019, nga Republika e Kosovës janë larguar rreth 34,911 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. 

Nga ky numër, 2427 janë qytetarë të Komunës së Suharekës që emigruan për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj.

Në Komunën e Suharekës krahasuar me vitin 2018 ku numri i emigrantëve ishte 1958, në vitin 2019 ky numër u rrit për 469 qytetarë.

Ndërsa në vitin 2017 vetëm 914 qytetarë të Suharekës emigruan për një të ardhme më të mirë.

VitiEmigrantë nga Komuna e Suharekës
2017914
20181958
20192427