Për 5 ditë në Suharekë regjistrohen 55 raste pozitive me COVID-19 dhe një viktimë

03.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka qenë i lartë, i cili ka vazhduar me trendin e njëjtë edhe në dy ditët e para të prillit. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë është bërë e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë këtyre […]

Për 5 ditë në Suharekë regjistrohen 55 raste pozitive me COVID-19 dhe një viktimë Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka qenë i lartë, i cili ka vazhduar me trendin e njëjtë edhe në dy ditët e para të prillit.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë është bërë e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë këtyre 5 ditëve (29 mars – 02 prill, 2021) janë konfirmuar 55 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 70 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Më 30 mars, në Komunën e Suharekës janë identifikuar 13 raste pozitive me COVID-19, numër ky rekord brenda këtyre 5 ditëve.

Gjatë këtyre ditëve të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës kryesisht kanë qenë nga fshatrat: Mushtisht, Peqani, Gjinoci, Bukoshi e të tjerë.

Në tabelën e mëposhtme është paraqitur numri i rasteve pozitive dhe i viktimave nga COVID-19 në Komunën e Suharekës

DataNr. i rasteve pozitiveNr. i viktimave
29 mars, 202190
30 mars, 2021131 (70 vjeç)
31 mars, 2021120
01 prill, 2021120
02 prill, 202190