Për 3 muaj në Suharekë u hapën 89 biznese

22.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2023. Në TM1 2023, gjithsej janë regjistruar 3 086 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2022) ka një ngritje për 17.07% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 […]

Për 3 muaj në Suharekë u hapën 89 biznese Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2023.

Në TM1 2023, gjithsej janë regjistruar 3 086 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2022) ka një ngritje për 17.07% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2022) ka një rritje për 9.0% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sipas raportit të ASK-së, në tre mujorin e parë (janar, shkurt dhe mars) të vitit 2023 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 89 ndërmarrje të reja, 38 prej tyre janë ndërmarrje të regjistruara individuale, kurse 51 të tjera janë ndërmarrje jo-individuale, raporton SuharekaOnline.

Bizneset e regjistruara në Komunën e Suharekës (TM1)89
Bizneset e regjistruara në Komunën e Suharekës- individuale (TM1)38
Bizneset e regjistruara në Komunën e Suharekës- joindividuale (TM1)51

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori në Komunën e Suharekës ishin: Bujqësi, Pylltari dhe Peshkatari; Prodhim; Tregëti; Ndërtim; Transport; Informacion dhe Komunikim; Aktivitete Profesionale, Shkencore dhe Teknike; Aktivitete Profesionale e të tjera.

Lloji i biznesit i regjistruar në Komunën e Suharekës gjatë (TM1)
Bujqësi, pylltari dhe peshkatari12
Prodhim20
Ndërtimtari17
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave15
Transport dhe ruajtje1
Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim2
Informacion dhe komunikim2
Aktivitete financiare dhe sigurimit2
Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike8
Aktivitete administrative dhe mbështetëse5
Shëndetësi njerëzore dhe aktivitete të punës sociale1
Art, zbavitje dhe rekreacion1
Aktivitete të shërbimeve tjera3
TOTAL:89

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave prin komuna e Prishtinës me 862 ndërmarrje të regjistruara (27.9%); Ferizaj me 267 ndërmarrje të regjistruara (8.6%); Prizreni me 261 ndërmarrje të regjistruara (8.4%); Gjilani me 172 ndërmarrje të regjistruara (5.6%); Peja me 160 ndërmarrje të regjistruara (5.2%); dhe Fushë Kosova me 124 ndërmarrje të regjistruara (4.0%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.