Brenda 24 ore dy raste të sulmeve fizike në Suharekë

03.08.2021

Brenda 24 orëve në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar dy raste të sulmeve fizike. Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rrahje në mes dy grupe të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është konfiskuar një shufër metalike e cila dyshohet se është përdorur në rrahje. Pas […]

Brenda 24 ore dy raste të sulmeve fizike në Suharekë Foto: Ilustrim

Brenda 24 orëve në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar dy raste të sulmeve fizike.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rrahje në mes dy grupe të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Lidhur me rastin është konfiskuar një shufër metalike e cila dyshohet se është përdorur në rrahje. Pas tretmanit mjekësor dhe konsultimit me prokurorin të dyshuarit lirohen në shtëpi. Rasti vazhdon të hetohet.

Po ashtu brenda kësaj periudhe kohore është raportuar edhe për një tjetër sulm fizik, ku viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.