Peqan, rrugët e dëmtuara nga vërshimet, Muharremaj: Së shpejti fillon asfaltimi i tyre

22.04.2021

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur Komuna e Suharekës është prekur nga vërshimet, dëmet e të cilave arrijnë shumën afër 1 milonë euro. Nga reshjet e janarit të këtij viti dëme më të mëdha janë shkaktuar në infrastrukturë, ku disa rrugë të cilat frekuentohen nga qytetarët tashmë janë vërshtirë të kalueshme, njëra […]

Peqan, rrugët e dëmtuara nga vërshimet, Muharremaj: Së shpejti fillon asfaltimi i tyre Foto: Ilustrim

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur Komuna e Suharekës është prekur nga vërshimet, dëmet e të cilave arrijnë shumën afër 1 milonë euro.

Nga reshjet e janarit të këtij viti dëme më të mëdha janë shkaktuar në infrastrukturë, ku disa rrugë të cilat frekuentohen nga qytetarët tashmë janë vërshtirë të kalueshme, njëra ndër to edhe rruga kryesore ”Nysret Gashi” në fshatin Peqan dhe një tjetër dytësore.

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një prononcim për TV Dukagjinin ka thënë se për rregullimin e rrugëve Komuna e Suharekës ka ndarë mjete nga Fondi Emergjent, përcjellë SuharekaOnline.

Muharremaj tutje ka thënë se procedurat për rregullimin e këtyre rrugëve të dëmtuara nga vërshimet kanë filluar dhe tashmë janë në fazën përfundimtare, duke shtuar se është përzgjedhur edhe kompania e cila do të merret me rregullimin e rrugëve, ku pritet të asfaltohen.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, i cili ka bërë të ditur se në bazë të ndarjes së mjeteve nga Fondi Emergjent, janë duke ndjekur procedurat dhe afatet ligjore.

Andaj, pasi të kontraktohet kompania fituese do të fillojë pastrimi i terrenit, duke marrë parasyshë se këto rrugë aktualisht janë të shtruara me kubëza dhe pas kësaj do të fillojë asfaltimi i tyre.