Peqan: Qëllimisht ndeshen me vetura dhe sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin, dërgohet në QKMF-Suharekë për trajtim

12.08.2021

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të lëndimit trupor dhe dëmtim prone. Në raportin e policisë, bëhet e ditur se dy të dyshuar derisa ishin në lëvizje me automjete, për motive (ende) të panjohura dyshohet se qëllimisht janë ndeshur me automjete në mes veti. Pastaj të revoltuar […]

Peqan: Qëllimisht ndeshen me vetura dhe sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin, dërgohet në QKMF-Suharekë për trajtim Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të lëndimit trupor dhe dëmtim prone.

Në raportin e policisë, bëhet e ditur se dy të dyshuar derisa ishin në lëvizje me automjete, për motive (ende) të panjohura dyshohet se qëllimisht janë ndeshur me automjete në mes veti.

Pastaj të revoltuar kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, dhe si pasojë njëri ka pësuar lëndime, i cili pas tretmanit mjekësor në QKMF-Suharekë është liruar.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Peqan të Suharekës, rreth orës 10:10.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.