Pasuria e kandidatit për kryetar të Suharekës, Murtez Zekolli – Shtëpi prej 60 mijë euro, truall 100 mijë euro, kursime…

01.07.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e PDK-së, Murtez Zekolli. Sipas deklarimit, Zekolli thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 179 […]

Pasuria e kandidatit për kryetar të Suharekës, Murtez Zekolli – Shtëpi prej 60 mijë euro, truall 100 mijë euro, kursime… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e PDK-së, Murtez Zekolli.

Sipas deklarimit, Zekolli thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 179 mijë e 125 euro.

Sipas këtij deklarimi, ai thotë se ka një shtëpi banimi prej 300 metër katrorë, vlera 60 mijë euro, truall 31.13 ari në vlerë prej 100 mijë euro, rrugë të përbashkët prej 5.37 metër katrorë në vlerë prej 1 mijë e 611 euro, të gjitha këto në pronësi të përbashkët.

Po ashtu Murtez Zekolli thotë se tokë bujqësore prej 32.25 ari, e dhuruar nga babai, në vlerë prej 9 mijë e 675 euro dhe një tokë tjetër bujqësore, edhe kjo e dhuruar nga babai, në vlerë prej 7 mijë e 839 euro, të dyja këto në emër të tij.

Gjithashtu kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) thotë se ka para të kursyera në shumën prej 3,500 euro.

Sa i përket të hyrave, ai thotë se ka të hyra nga paga në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në shumën prej 595.54 euro.

Po ashtu ai ka deklaruar të hyrat vjetore të prindërve, pension nga Zvicra në shumën prej 32,400 franga dhe pension tjetër nga Zvicra në shumën prej 8,400 franga.

Murtez-Zekolli