Pas një mosmarrëveshje një person sulmon fizikisht të fejuarën e tij në Suharekë, ndërhynë policia

18.03.2023

Rastet e dhunës në familje janë ratet të cilat dita e ditës në vendin tonë po shtohen, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës dërguar mediave. Këto raste ku zakonisht viktimat janë të gjinisë femërore, ende po vazhdojnë të mbesin shqetësuese dhe sfidë për institucionet tona, shkruan SuharekaOnline. […]

Pas një mosmarrëveshje një person sulmon fizikisht të fejuarën e tij në Suharekë, ndërhynë policia Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë ratet të cilat dita e ditës në vendin tonë po shtohen, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës dërguar mediave.

Këto raste ku zakonisht viktimat janë të gjinisë femërore, ende po vazhdojnë të mbesin shqetësuese dhe sfidë për institucionet tona, shkruan SuharekaOnline.

Një rast i dhunës në familje ësht% raportuar gjatë ditës së premte në Stacionin Policor në Suharekë.

Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës në Suharekë bëhet e ditur se dje rreth orës 23:45 minuta një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me të fejuarin e saj, ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Policia e Suharekës poashtu bën të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.