Pa orë policore, Suhareka ”thatë” pas orës 19:00

28.11.2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbrëmë se kanë hyrë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100,000 banorë. Kategorizimi i komunave është bërë në tri grupe: zona e kuqe, e verdhë dhe ajo e gjelbër. Komuna e Suharekës bënë pjesë në zonën […]

Pa orë policore, Suhareka ”thatë” pas orës 19:00 Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbrëmë se kanë hyrë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100,000 banorë.

Kategorizimi i komunave është bërë në tri grupe: zona e kuqe, e verdhë dhe ajo e gjelbër.

Komuna e Suharekës bënë pjesë në zonën e verdhë, zonë kjo me rrezik të mesëm nga COVID-19.

Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.

Qytetarët e Komunës së Suharekës po i zbatojnë masat e MSH-së edhe pse në këtë komunë nuk ka orë policore, pas orës 19:00 qyteti shihet të jetë i zbrazur, shkruan SuharekaOnline.

Një gjë e tillë shihet përmes disa fotografive të realizuara në hyrje të qytetit.

Ndryshe, sot në Komunën e Suharekës nga IKSHPK janë identifikuar 9 raste të reja me Coronavirus dhe është raportuar për një viktimë.