Organizoi lojëra fati në një lokal, shoqërohet në polici një i dyshuar në Greikoc të Suharekës

12.04.2023

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se një person është shoqëruar në Stacionin Policor. Njësitet hetimore të policisë kanë njoftuar se pas një pune hetimore nën dyshimin se në një lokal në Greikoc të Suharekës janë duke u zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i paligjshëm në koordinim me prokurorin e shtetit, është kontrolluar […]

Organizoi lojëra fati në një lokal, shoqërohet në polici një i dyshuar në Greikoc të Suharekës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se një person është shoqëruar në Stacionin Policor.

Njësitet hetimore të policisë kanë njoftuar se pas një pune hetimore nën dyshimin se në një lokal në Greikoc të Suharekës janë duke u zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i paligjshëm në koordinim me prokurorin e shtetit, është kontrolluar lokali dhe shtëpia e të dyshuarit, raporton SuhrekaOnline.

Policia e Suharekës njofton se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një llaptop, një iphone dhe njëmbëdhjetë (11) copë fatura të lojës së fatit KENO.

Poashtu, i dyshuari është shoqëruar në polici dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.  

Fsh. Greikoc, Suharekë 11.04.2023 – 18:25. Pas një pune hetimore  nën dyshimin se në një lokal janë duke u zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i paligjshëm, në koordinim me prokurorin e shtetit, është kontrolluar lokali dhe shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një llaptop, një iphone dhe njëmbëdhjetë (11) copë fatura të lojës së fatit KENO. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.