Numri i mjekëve, stomatologëve e infermierëve në QKMF-Suharekë gjatë vitit 2019

19.05.2021

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës. Aktivitetet realizohen nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF). Shërbimet shëndetësore janë […]

Numri i mjekëve, stomatologëve e infermierëve në QKMF-Suharekë gjatë vitit 2019 Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës.

Aktivitetet realizohen nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF).

Shërbimet shëndetësore janë të bazuara në konceptin e Mjekësisë Familjare, i cili ka synim që të gjithë banorëve t’u ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirës dhe efikase, të bazuar në të dhëna shkencore, përmes caktimit të mjekut familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për të gjithë kërkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe njëherësh pikë referuese për specialistët, konsultantët.

Misioni i QKMF-së është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të popullatës, përmes rritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe kosto-efektivitetit në të gjitha njësitë organizative të QKMF-së.

Ndërsa vizioni i saj është të ketë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta në tërë territorin e komunës së Suharekës, të mbështetura në standarde të verifikuara ndërkombëtare.

Por, sa ishte numri i të punësuarve (kuadri) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar disa statistika për vitin 2019 sa i përket të dhënave për numrin e të punësuarve në institucionet shëndetësore sipas gjinisë, moshës e kualifikimeve.

Në bazë të kësaj statistike të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë vitit 2019 në QKMF-në e Komunës së Suharekës ishin gjithsej 155 të punësuar sipas kuadrit.

Në QKMF-në e Suharekës gjatë vitit 2019 ishin 28 mjekë, 8 stomatolog, 85 infermierë dhe 29 bashkëpunëtorë
shëndetësor dhe jo medicinale, ndërsa asaj kohe nuk kishte asnjë farmacist.

Ndërsa në të gjithë QKMF-të e Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore ishin gjithsej 5.511 të punësuar sipas kuadrit, 1.142 mjekë, 309 stomatolog, 3.108 infermierë, 24 farmacistë dhe 923 bashkëpunëtorë shëndetësor dhe jo medicinale.