Numri i mjekëve, infermierëve, stomatologëve… – në QKMF-Suharekë gjatë vitit 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës. Publikimi i Statistikave të Shëndetësisë 2021 ofron të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2021.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës.
Publikimi i Statistikave të Shëndetësisë 2021 ofron të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e spitaleve të përgjithshme, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), shërbimet para-klinike, të sëmurët me TBC, sëmundjet ngjitëse, të sëmurët me sëmundje malinje, të prekurit me COVID-19, institucionet private të licencuara, sigurimet shëndetësore, të lënduarit dhe të vdekurit në֝ vendin e punës, Shërbimet nga Qendrat Profesionale të Shëndetit Mendor etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2021, ishte 13,448 të punësuar, prej tyre: 2,776 mjekë specialistë; 7,707 infermierë; dhe 2,323 staf jo-mjekësorë.
Ky publikim ofron të dhëna edhe për kuadrin e QKMF-ve në Kosovë, ku është përfshirë edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës.
Aktivitetet realizohen nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF).
Shërbimet shëndetësore janë të bazuara në konceptin e Mjekësisë Familjare, i cili ka synim që të gjithë banorëve t’u ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirës dhe efikase, të bazuar në të dhëna shkencore, përmes caktimit të mjekut familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për të gjithë kërkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe njëherësh pikë referuese për specialistët, konsultantët.
Misioni i QKMF-së është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të popullatës, përmes rritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe kosto-efektivitetit në të gjitha njësitë organizative të QKMF-së.
Ndërsa vizioni i saj është të ketë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta në tërë territorin e komunës së Suharekës, të mbështetura në standarde të verifikuara ndërkombëtare.
Por, sa ishte numri i të punësuarve (kuadri) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë gjatë vitit 2021?
Në bazë të kësaj statistike të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë vitit 2021 në QKMF-në e Komunës së Suharekës ishin gjithsej 144 të punësuar sipas kuadrit.
Në QKMF-në e Suharekës gjatë vitit 2021 ishin të punësuar 29 mjekë, 8 stomatolog, 87 infermierë, një farmacist dhe 19 bashkpunëtor jo medicional.
Ndërsa në të gjithë QKMF-të e Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore ishin gjithsej 5,485 të punësuar sipas kuadrit, 1,082 mjekë, 302 stomatolog, 3,217 infermierë, 33 bashkpunëtorë shëndetësor, 17 farmacistë dhe 834 bashkëpunëtor jo medicional.