Një vdekje e dyshimt, një vrasje e rëndë, një person i zhdukur… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë

31.05.2023

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave. Ndërsa, […]

Një vdekje e dyshimt, një vrasje e rëndë, një person i zhdukur… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.

Ndërsa, për gjendjën e sigurisë në komunë ka raportuar shefi i operatives në Stacionin Policor në Suharekë, Bashkim Gashi, raporton SuharekaOnline.

Shefi i operatives në Stacionin Policor në Suharekë, Bashkim Gashi ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të kaluara në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar këto incidente kriminale: mashtrim 1 rast , aksident trafiku 9 raste , lëndim i lehtë trupor 1 rast , vrasje e rëndë 1 rast, vdekje e dyshimt 1 rast, kanosje 1 rast, falsifikim i parasë 1 rast, person i zhdukur 1 rast, vjedhje 1 raste, dhunë familjare 1 rast, sulem 1 rast, dëmtim i pronës heqje e paisjeve mbrojtëse dhe rrezik në rrugë 1 rast.