Një rast i dhunës në familje, dy raste të sulmeve, 10 raste të vjedhjeve…- Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë

14.06.2023

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave. Ndërsa, […]

Një rast i dhunës në familje, dy raste të sulmeve, 10 raste të vjedhjeve…- Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.

Ndërsa, për gjendjën e sigurisë në komunë kanë raportuar nga Policia e Kosovës në Suharekë.

Nga Policia e Kosovës, është raportuar se situata ka qenë e qetë, por me disa raste: 12 raste të aksidenteve në trafik, 10 raste të vjedhjeve, 2 raste dëmtim prone, një rast i dhunës në familje, 2 raste të sulmeve, 2 raste të zjarrvënjes, një rast lëndim aksidental, një rast i falsifikimit të parasë.

OSBE kanë raportuar se janë duke punuar me aktivitetet e tyre. Nga KFOR-LMT, kanë deklaruar se janë duke punuar me angazhimet e tyre të përditshme.