Një i vdekur si pasojë e aksidentit në Carralevë

12.02.2025

Më datë 12.02.2025 rreth orës 18:25 në aksin rrugor Suharekë-Shtime, saktësisht në Carralevë në pjesën e Komunës së Suharekës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me fatalitet.

Një i vdekur si pasojë e aksidentit në Carralevë Foto: Ilustrim

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline komandanti i stacionit policor, kapiteni Afrim Sylaj.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për fat të keq, si pasojë e përplasjes së fuqishme, drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat po kryejnë hetimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

Autoritetet kompetente po punojnë intensivisht për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë përplasje të rëndë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More