Një grua gjendet e vdekur në Suharekë, po hetohen rrethanat e vdekjes

para 10 dite

Një grua ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në qytetin e Suharekës. Ngjarja ka ndodhur të premten në mëngjes, rreth orës 10:03, kur policia është njoftuar për një rast vdekjeje.

Një grua gjendet e vdekur në Suharekë, po hetohen rrethanat e vdekjes

Sipas informacioneve të para, viktima është shtetase e Kosovës. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion. Ky veprim standard kryhet për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e sakta të vdekjes.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet: “Suharekë 04.07.2025 – 10:03. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Etiketat

Ofertat e fundit