Një e dielë e punës dhe solidaritetit, kryetari i Suharekës në fushë me fermerët mbledh patate

07.09.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e ka shfrytëzuar të dielën – ditë pushimi për shumicën – për të vizituar një fermer në fshatin Tërnje dhe për t’iu bashkuar atij në punët e mbledhjes së patateve.

Në videon e publikuar në profilin e tij, Muharremaj shihet i veshur thjesht, duke punuar krah për krah me fermerin në arën e patateve. Gjatë bisedës, ata diskutuan për rendimentet e këtij viti dhe sfidat e shumta me të cilat përballet bujqësia në komunë. Ky veprim, larg zyrës dhe protokolleve zyrtare, është cilësuar si një gjest i veçantë solidariteti dhe afërsie me qytetarët, nga komentuesit në video.

Postimi i kryetarit ka marrë mbi 1K pëlqime dhe dhjetëra komente pozitive. Qytetarët e kanë përshëndetur faktin se Muharremaj ka zgjedhur të kalojë një ditë pushimi për t’u përfshirë në punët e fermerëve, duke dhënë një mesazh të fuqishëm për përkrahje të drejtpërdrejtë.

Shumë prej tyre e kanë parë këtë veprim si një shenjë lidershipi afër njerëzve dhe një dëshmi se përkushtimi ndaj komunitetit nuk kufizohet vetëm në orarin zyrtar. “Te lumshin duart e arta inderuar Idriz Voci.Rrespekt per ju inderua kryetar i popullit Bali Muharremaj,” shkruan një komentues.

Me fermerin Idriz Voci – Tërrnje ✅👨‍🌾🤝

Posted by Bali Muharremaj on Sunday, September 7, 2025