Nga 8.326 nxënës në shkollat e Suharekës, afër 3 mijë janë me sukses të shkëlqyeshëm

29.06.2023

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin tre mujor të punës së Kryetari, Bali Muharremaj dhe drejtorive komunale. Në këtë raport i cili përmbanë projektet dhe punët e realizuara të cilat janë caktuar sipas planit të punës për këtë vit kalendarik, pra për vitin 2023, për periudhën 3 mujore janar, shkurt dhe mars të këtij viti. […]

Nga 8.326 nxënës në shkollat e Suharekës, afër 3 mijë janë me sukses të shkëlqyeshëm Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin tre mujor të punës së Kryetari, Bali Muharremaj dhe drejtorive komunale.

Në këtë raport i cili përmbanë projektet dhe punët e realizuara të cilat janë caktuar sipas planit të punës për këtë vit kalendarik, pra për vitin 2023, për periudhën 3 mujore janar, shkurt dhe mars të këtij viti.

Në këtë raport janë paraqitur edhe aktivitetet e Drejtorisë së Arsimit në Suharekë (DKA) ku ndër tjerash figuron edhe numri i nxënësve dhe suksesit të tyre në shkollat fillore dhe ato të mesme, shkruan SuharekaOnline.

Në bazë të raportit bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës për vitin akademik 2022/2023 në shkollat e Komunës së Suharekës janë gjithsej 8.326 nxënës, prej tyre 6.511 të regjistruar në shkollat fillore dhe 1.815 nxënës në shkollat e mesme. Ndërsa duke përfshirë edhe çerdhën “Flutrat” në Suharekë numri i nxënësve arrin gjithsej në 9.201.

Në krahasim me vitin shkollor 2021/22 numri i nxënësve është zvogëluar për 481 nxënës. Vlen të theksohet se zvogëlim të numrit të nxënësve ka në të gjitha shkollat rurale kurse rritje në ato urbane.

Në çerdhen e fëmijëve janë të regjistruar 211 fëmije dhe në paralelet parafillore janë të
regjistruar 540 fëmijë te shpërndarë në 40 paralele, në nivelin I-V janë regjistruar 4144 nxënës të shpërndarë në 277 paralele, në nivelin VI-IX janë regjistruar 2934 nxënës të shpërndarë në 195 paralele dhe në nivelin X-XIII janë regjistruar 1940 nxënës të shpërndarë në 103 paralele

Në vazhdim SuharekaOnline do të paraqet suksesin e nxënësve për gjysëmvjetorin e parë të
vitit shkollor 2022/2023.

NrNiveli
Arsimor
ShkëlqyeshëmShumë mirëMirëMjaftueshëmMe një e
më shumë
nota të
dobëta
Të pa
notuar
Gjithsej
1Arsimi
Fillor
2669133012603917391226511
2Arsimi i
mesëm
2704503955164181815
Gjithsej29391780165544213801308326