”Nëse nuk del me mua, do t’i publikojë fotografitë e tua”, kërcënohet një femër në Suharekë

Rastet e kërcënimit kohëve të fundit në vendin tonë janë mjaftë të shpeshta, të cilat raportohen pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës.

Një rast i kësaj natyre është raportuar të premtën në Policinë e Suharekës rreth orës 15:30, ku një femër ka njoftuar se është kanosur nga një mashkull i dyshuar, i cili e ka kërcënuar duke i thënë se nëse nuk del me të ai do t’ia postojë disa fotografi të saja.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj i cili ka bërë të ditur se i dyshuari tash e një kohë ishte duke e shtërnguar dhe kanosur viktimën, duke i thënë se nëse nuk del me të do të publikoj fotografi të saj nëpër rrjetet sociale.

Osmanollaj gjithashtu ka thënë se të dyshuarit iu është sekuestruar një telefon si dëshmi, pasi që në të ka materiale rreth këtij rasti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka treguar se i dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe se rasti në fjalë është duke u hetuar.

RAPORTO