Nëpërbisht, raportohet një rast i dhunës në familje, burri i thyen dorën bashkëshortes

04.03.2021

Në redaksinë e SuharekaOnline një qytetar në kushte anonimiteti ka raportuar sot një rast të dhunës në familje në fshatin Nëpërbisht. Por rasti saktësisht kishte ndodhur më datën 25 shkurt të këtij viti, ku një qytetar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes duke i thyer dorën. Paraprakisht i dyshuari e kishte dërguar për mjekim vet […]

Nëpërbisht, raportohet një rast i dhunës në familje, burri i thyen dorën bashkëshortes Foto: Ilustrim

Në redaksinë e SuharekaOnline një qytetar në kushte anonimiteti ka raportuar sot një rast të dhunës në familje në fshatin Nëpërbisht.

Por rasti saktësisht kishte ndodhur më datën 25 shkurt të këtij viti, ku një qytetar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes duke i thyer dorën.

Paraprakisht i dyshuari e kishte dërguar për mjekim vet por sot policia sipas procedurave e ka dërguar përsëri te mjeku, ku ka rezultuar se viktima e ka dorën e thyer.

Rastin për SuharekaOnline e kanë konfirmuar edhe burime brenda Policisë së Kosovës, ku kanë bërë të ditur se rasti në fjalë ka ndodhur me 25.02.2021 ndërsa sot rreth orës 14:15 është raportuar i dyshuari i cili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu viktima dhe fëmijët janë dërguar në strehimore sipas procedurave që parashihen në këto raste.