Nëntë asambleist të Suharekës marrin nga dy rroga nga institucionet publike
Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë. Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyrë afatin e deklarimit deri më 19 qershor. Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin […]
Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë.
Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyrë afatin e deklarimit deri më 19 qershor.
Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.
Kemi dëgjuar raste kur shumë deputetë të Kuvendi të Kosovës, nga institucionet publike marrin disa rroga, ku njëkohësisht paguhet si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ligjëron në universitet publik.
E njëjta është edhe te asambletë komunale por me pagë shumë më të vogël se ajo e deputetit. Në bazë të formularëve të publikuar nga AKK-ja, nëntë anëtarë të asamblesë komunale në Suharekë marrin nga dy paga nga institucionet publike, gjë që e lejojnë edhe ligjet në fuqi.
Asambleisti | Institucioni | Të hyrat vjetore |
Aziz Bytyqi | SHMP “Abdyl Rama” Kuvendi Komunal Suharekë | 5,580.00 2,304.00 |
Bulëza Kuçi | SHFMU “Destan Bajraktari” Kuvendi Komunal Suharekë | 4,584.00 2,400.00 |
Dardan Berisha | SHFMU Migjeni Kuvendi Komunal Suharekë | 447 € / muaj 192 € / muaj |
Elmaze Bytyqi | Kuvendi Komunal Suharekë QKMF | 2,400.00 4,200.00 |
Florije Bytyçi | Kuvendi Komunal Suharekë QKMF | 2,340.00 8,280.00 |
Gëzim Kryeziu | Ministria e e Infrastruktures (ekzaminer) Kuvendi Komunal Suharekë | 4,180.00 3,036.00 |
Lirim Qatani | Kuvendi Komunal Suharekë QKMF | 2,304.00 5,088.00 |
Nexhat Ramadani | Kuvendi Komunal Suharekë zv.Minister i Tregtise dhe Industrise | 3,042.60 / |
Rilind Krasniqi | Kuvendi Komunal Suharekë SHSKUK | 2,308.44 8,472.00 |