Në Dobërdelan zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve Shefki Thaqi e Enver Duraku

28.03.2022

Në fshatin Doberdelan, u zbulua pllaka përkujtimore e dy dëshmorëve të lirisë. Për t’a nderuar veprën e dëshmorëve Shefki Thaqi nga Rogova e Hasit dhe Enver Durakut nga Krusha e Madhe e Rahovecit që ranë në betejën e fshatit Doberdelan, u organizua ceremoni për t’a zhuluar lapidarin. Të pranishëm ishin mysafirë të shumtë nga disa […]

Në Dobërdelan zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve Shefki Thaqi e Enver Duraku Foto: Ilustrim

Në fshatin Doberdelan, u zbulua pllaka përkujtimore e dy dëshmorëve të lirisë.

Për t’a nderuar veprën e dëshmorëve Shefki Thaqi nga Rogova e Hasit dhe Enver Durakut nga Krusha e Madhe e Rahovecit që ranë në betejën e fshatit Doberdelan, u organizua ceremoni për t’a zhuluar lapidarin.

Të pranishëm ishin mysafirë të shumtë nga disa Komuna të Kosovës.

Po ashtu e pranishme ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, e cila ka mbajtur fjalim në nderim të dëshmorëve, së bashku me kryesuesin e Asamblesë Komunale, Bexhet Kuçi dhe drejtorin e Sherbimeve Publike, Enver Shabani.

Fjalë rasit kanë pasur edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëluftëtarë të dy dëshmorëve e po ashtu edhe gjenerali i FSK-së, Enver Cikaqi, i cili e ka lartësuar veprën heroike të dëshmorëve të rënë për liri Shefki Thaqi dhe Enver Duraku.