KFOR-i italian dhuron pajisje mjekësore për Ambulantën e Dobërdelanit

28.07.2025

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se sot Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Dobërdelan ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga KFOR-i italian.

Donacioni përfshin pajisje të avancuara mjekësore, si defibrilator, aparat EKG dhe pulsoksimetër.

Sipas njoftimit nga QKMF Suharekë, këto pajisje moderne do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve dhe do të ndihmojnë në monitorimin më të saktë të parametrave jetësorë të pacientëve.

Në këtë rast, u shpreh falënderim për angazhimin dhe përkushtimin e stafit mjekësor, veçanërisht për Dr. Krijon Gollopeni dhe motrën medicinale Liridona Balaj, si dhe mirënjohje për KFOR-in italian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sektorit të shëndetësisë në komunën e Suharekës.