Në ditën e dëshmorëve Hoxhaj bën homazhe në Suharekë

05.05.2021

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën kombëtare të dëshmorëve ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Suharekë. Hoxhaj ka thënë se së bashku me dhjetëra familjarë, bashkëpunëtorë dhe kryetarin Bali Muharremaj sot kanë vendosur lule e i kanë nderuar […]

Në ditën e dëshmorëve Hoxhaj bën homazhe në Suharekë Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën kombëtare të dëshmorëve ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Suharekë.

Hoxhaj ka thënë se së bashku me dhjetëra familjarë, bashkëpunëtorë dhe kryetarin Bali Muharremaj sot kanë vendosur lule e i kanë nderuar të rënët për lirinë e Kosovës.

Ai tutje ka thënë se vepra e tyre është kthyer në përjetësi dhe porosi për ne të gjallët që të angazhohen çdo ditë për ta bërë Kosovën edhe më të mirë.

Poashtu, Hoxhaj ka thënë se UÇK-ja është arritja më e madhe e shqiptarëve dhe të gjithë, duke shtuar se pa dallim, duhet të luftojmë për ta mbrojtur karakterin e saj çlirimtar.

”UÇK-ja, dhe të rënët për liri, janë themeli i shtetit tonë të lirë dhe të pavarur” ka shtuar Hoxhaj.

Shkrimi i plotë:

Në Ditën e Dëshmorëve të Therandës, së bashku me dhjetëra familjarë, bashkëpunëtorë dhe kryetarin Bali Muharremaj vendosëm lule dhe nderuam të rënët për lirinë e Kosovës. Vepra e tyre është kthyer në përjetësi dhe porosi për ne të gjallët që të angazhohemi çdo ditë për ta bërë Kosovën edhe më të mirë. UÇK-ja është arritja më e madhe e shqiptarëve dhe të gjithë, pa dallim, duhet të luftojmë për ta mbrojtur karakterin e saj çlirimtar. UÇK-ja, dhe të rënët për liri, janë themeli i shtetit tonë të lirë dhe të pavarur. Lavdi!