Ndrecaj: Nuk qëndron ajo që u raportua të premten në Sallagrazhdë!

Të premten kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me tentimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm për krijimin e opinionit të gabuar.

Sipas Muharremajt në fshatin Sallagrazhdë dikush qëllimisht ka tentuar të provojë një dështim të një investimi të qëlluar.

Me këtë reagim të Muharremajt nuk po pajtohet asambleisti i pavaruar, Bashkim Ndrecaj, i cili thotë se nuk qëndron ajo që është raportuar dhe se Muharremaj duhet tu kërkoj falje banorëve të Sallagrazhdës.

Jam kurreshtarë me ditë a kan fillu hetimet për rastin e raportuar dje nga Kryetari lidhur me ndriqimin publik ne Sallagrazhd apo ishte diqka tjeter ne pyetje? Nese nuk ka ndodh siq ka raportu Kryetari (gjë të cilen une personalisht mendoj se nuk qëndron ajo që është raportuar ) atëher Kryetari të ju kërkoj falje publike për fyrjet qe ju ka berë banorëve të asaj pjese!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.