Menaxhimi i investimeve kapitale, Asambleistët e LDK-Suharekë kërkojnë diskutim në asamble
Grupi i Asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Asamblenë Komunale në Suharekë ka kërkuar që në mbledhjen e fundit të asamblesë për muajin mars të shtohet një pikë e veçantë në rendin e ditës. Grupi i Asambleistëve të LDK-së në Asamblenë Komunale në Suharekë ka kërkuar nga kryesuesi i asamblesë, Bexhet Kuçi që në […]
Grupi i Asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Asamblenë Komunale në Suharekë ka kërkuar që në mbledhjen e fundit të asamblesë për muajin mars të shtohet një pikë e veçantë në rendin e ditës.
Grupi i Asambleistëve të LDK-së në Asamblenë Komunale në Suharekë ka kërkuar nga kryesuesi i asamblesë, Bexhet Kuçi që në mbledhjen e fundit të muajit mars të shtohet një pikë e veçant në rendin e ditës, në të cilën do të diskutohet lidhur me menaxhimin e investimeve kapitale, kërkesë kjo të cilën SuharekaOnline ka arritur ta sigurojë.
Në bazë të dokumentit për këtë pikë të veçantë, figuron të kenë nënshkruar 12 asamblesitë të LDK-së, dega në Suharekë.
Kërkesa e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në asamblenë Komunale në Suharekë:
Për: z.Bexhet Kuçi, Kryesues i Asamblesë Komunale të Komunës së Suharekës
Nga: Grupi i Asambleistëve të LDK-së në Asamblenë Komunale në Suharekë
Lënda: Kërkesë për pikë të veçantë të rendit të ditës në mbledhjen e Asamblesë Komunale
Të nderuar, bazuar në Statutin Komunës dhe Rregulloren e punës së Kuvendit, ne si Asambleistë kërkojmë kërkojmë nga ju që në mbledhjen e radhës të muajit mars të futni një pikë të veçantë të rendit të ditës me titull:
Diskutim lidhur me menaxhimin e investimeve kapitale
Arsyeja kryesore e kësaj kërkese është informimi sa më i mirë i asambleistëve dhe qytetarëve të komunës tonë, lidhur me mënyrën e shfrytëzimit dhe menaxhimin e mjeteve për investime kapitale.
Ndërsa, lidhur me këtë kërkesë për SuharekaOnline ka folur edhe asambleisti, Bashkim Ndrecaj i cili ka thënë se në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale në Suharekë kanë kërkuar që të diskutohet për menaxhimin e investimeve kapitale, si: menaxhimi i projekteve të ndryshme të infrastrukturës, sa janë menaxhuar mirë projektet, cilësia e tyre si dhe mbetja e projekteve të pa realizuara.
Ai tutje ka thënë se Komuna e Suharekës nuk ka transparencë të mjaftueshme lidhur me projektet, duke shtuar se e njëjta ka edhe devijime të projekteve nga ato që kanë kaluar në Asamblenë Komunale.
Sipas tij dhe asambleistëve të tjerë të LDK-Suharekë, në Komunën e Suharekës ka keqpërdorim të parasë publike, keqmenaxhim të projekteve, ndërrim të destinimit të parave publike pa i kaluar në Asamblenë Komunale e që është e ndaluar me ligj.
Poashtu ai thotë se cilësia e punimeve në Komunën e Suharekës është shumë e dobët. Këto janë disa nga arsyet të cilat i ka treguar Ndrecaj se përse Grupi i Asamblesitëve të LDK-së ka kërkuar këtë pikë të veçantë në rend dite.
Rikujtojmë se nga buxheti i Komunës së Suharekës për vitin 2021 në vlerë prej 16.3 milionë euro, 4.2 milionë euro do të harxhohet në shpenzime kapitale.