Ndërtimit të “Sheshit të Qytetit” i shtohen edhe gjysmë milion euro

Më 6 nëntor të vitit të kaluar operatori ekonomik kishte filluar punimet në rregullimin e rrugës “Brigada 123” apo siç po quhet “Sheshi i Qytetit” në Suharekë.

Për fazën e parë të ndërtimit të kësaj pjese të qytetit janë ndarë 1.7 milion euro.

Ndërtimit të sheshit i cili do të nis nga udhëkryqi te Bodrumi i Verës dhe postës së qytetit, kalon tek Ura e Madhe dhe përfundon te vendi që quhet Ura e Vogël, ose pranë objektit të zjarrfikësve, i janë shtuar edhe 500 mijë euro.

Kjo me vendim të asamblesë komunale, e cila në mbledhjen e fundit në muajin gusht ka vendosur që në kuadër të rezervave buxhetore për vitin 2020 të ndahen edhe 500 mijë euro për ndërtimin e “Sheshit të Qytetit”.

Faza e parë e projektit për rregullimin e sheshit të Suharekës, sipas zyrtarëve komunal, pritet të përfundojë në afat prej 300 ditë pune.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.