Ndërtimi i Lapidarëve në fshatrat: Studençan, Vraniq dhe Dubravë, komuna njofton për kontratë

14.07.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar për kontratë për ndërtimin e Lapidarit- muzeut në Studençan. Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, kjo kontratë ndahet në dy grupe, në grupin e parë hyjnë projektet: Ndërtimi i Lapidarit në Studenqan, Vraniq dhe Dubravën ndërsa në grupin e dytë hyjnë projektet tjera si: Kulla e deshmorëve në Krushicë të […]

Ndërtimi i Lapidarëve në fshatrat: Studençan, Vraniq dhe Dubravë, komuna njofton për kontratë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar për kontratë për ndërtimin e Lapidarit- muzeut në Studençan.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, kjo kontratë ndahet në dy grupe, në grupin e parë hyjnë projektet: Ndërtimi i Lapidarit në Studenqan, Vraniq dhe Dubravën ndërsa në grupin e dytë hyjnë projektet tjera si: Kulla e deshmorëve në Krushicë të Epërme dhe Muzeu i Lirisë në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Për grupin e parë komuna ka ndarë 1,000.00 euro ndërsa për të dytin 1,600.00 euro.

Tutje në njoftim thuhet se çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar
dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë.

Shënim: operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze.