Ndërtimi i disa rrugëve në Savrovë, Sallagrazhdë, Baqevc e Popolan, komuna anulon aktivitetin e prokurimit

06.07.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet e prokurimit për ndërtimin e disa rrugëve lokale. Komuna e Suharekës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e disa rrugëve lokale në fshatrat si: Savrovë, Sallagrazhdë, Baqevc dhe Popolan, shkruan SuharekaOnline. Arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik: Pas hapjes së tenderëveNjë shkelje e […]

Ndërtimi i disa rrugëve në Savrovë, Sallagrazhdë, Baqevc e Popolan, komuna anulon aktivitetin e prokurimit

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet e prokurimit për ndërtimin e disa rrugëve lokale.

Komuna e Suharekës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e disa rrugëve lokale në fshatrat si: Savrovë, Sallagrazhdë, Baqevc dhe Popolan, shkruan SuharekaOnline.

Arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik: Pas hapjes së tenderëve
Një shkelje e LPP-se ka ndodhur apo do të ndodh në proceduren e prokurimit, e cila nuk
mund të rregullohet apo të parandalohet përmes një amendamenti ligjor të kushteve të
prokurimit;

Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit;
Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime të cilat në mase substanciale e
tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit;
Para hapjes së tenderëve
Ndërprerja e aktivitetit të prokurimit është i nevojshëm për shkak të ngjarjeve dhe/apo
arsyeve objektive dhe të demonstrueshme të cilat janë jashtë kontrollit të autoritetit
kontraktues dhe të cilat kanë qenë të paparashikueshme në kohën e inicimit të aktivitetit të
prokurimit.
” thuhet në njoftimin e komunës.

LEXO EDHE:  Gjyqtari, Safet Hoxha nga Suhareka, zgjedhet zv.kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Rrugët të cilat ishin paraparë të ndërtoheshin sipas kësaj kontrate janë: “Imer Munish Rama”, “Livadhet e buta”, “UÇK”, “Rifat Zenelaj në Savrovë”, “Rrahman Ndrecaj dhe Gegaj në
Sallagrazhdë” dhe “Adrian Krasniqi në Popolan”.

Tutje në njoftim thuhet se çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar
dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar në Nenin I të këtij Njoftimi mbi anulimin e aktivitetit te prokurimit.

Etiketat