Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët e fshatit Budakovë

03.07.2023

Sot gjatë ditës së hënë në fshatin Budakovë të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët e këtij fshati. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me zyrtar të tjerë komunal dhe kryetar të partive të tjera në Suharekë kanë nderuar dhe përkujtuar dëshmorët e fshatit Budakovë, raporton SuharekaOnline. “Në Budakovë i nderuam dëshmorët dhe të […]

Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët e fshatit Budakovë Foto: Ilustrim

Sot gjatë ditës së hënë në fshatin Budakovë të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët e këtij fshati.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me zyrtar të tjerë komunal dhe kryetar të partive të tjera në Suharekë kanë nderuar dhe përkujtuar dëshmorët e fshatit Budakovë, raporton SuharekaOnline.

“Në Budakovë i nderuam dëshmorët dhe të gjithë ata që u flijuan për lirinë e vendit.

E përjetshme qoftë lavdia e tyre!” është shprehur Muharremaj.