Ndalja e rrymës në Komunën e Suharekës, KEDS thotë se u bë me kërkesë të Policisë së Kosovës

05.08.2021

Kanë kaluar 5 ditë që kur Komuna e Suharekës po përballet me zjarre fushore si dhe malore, të cilat në disa raste po shkaktohen nga përçuesit e energjisë elektrike. Për të evituar dëmet, gjatë ditës së sotme KEDS ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Komunën e Suharekës. Përmes një komunikate për media, KEDS ka […]

Ndalja e rrymës në Komunën e Suharekës, KEDS thotë se u bë me kërkesë të Policisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Kanë kaluar 5 ditë që kur Komuna e Suharekës po përballet me zjarre fushore si dhe malore, të cilat në disa raste po shkaktohen nga përçuesit e energjisë elektrike.

Për të evituar dëmet, gjatë ditës së sotme KEDS ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Komunën e Suharekës.

Përmes një komunikate për media, KEDS ka sqauar se ndërperja e energjisë elektrike ka ardhur me kërkesë të Policisë së Kosovës.

Madje në ato zona ku zjarri po vazhdon të jetë ende aktiv, furnizimi me energji elektrike është i ndalur.

“Si pasojë e zjarreve të përhapura në Komunën e Suharekës me rrethinë, dhe për të evituar rrezikun, me kërkesë të Policisë së Kosovës, pak më parë jemi obliguar të ndalim furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e asaj ane.

KEDS ka filluar të rikthej daljet, përvec në ato zona ku zjarri po vazhdon të jetë ende aktiv”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.