Mungesa e ujit dhe rrymës, Muharremaj: Nuk është kompetencë komunale, por rëndësia jetike e tyre më obligon të jem afër jush

22.03.2021

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka thënë se mungesa e ujit në disa vende të Komunës së Suharekës vjen si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka biseduar me zyrtarët e Hidroregjionit Jugor, të cilët e kanë informuar se mungesa e ujit vjen si pasojë e […]

Mungesa e ujit dhe rrymës, Muharremaj: Nuk është kompetencë komunale, por rëndësia jetike e tyre më obligon të jem afër jush Foto: Ilustrim

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka thënë se mungesa e ujit në disa vende të Komunës së Suharekës vjen si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka biseduar me zyrtarët e Hidroregjionit Jugor, të cilët e kanë informuar se mungesa e ujit vjen si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, raporton SuharekaOnline.

Muharremaj poashtu ka bërë të ditur se ka biseduar edhe me zyrtarët e KEDS’it të cilët kanë thënë se tashmë ekipet e tyre janë në terren.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar, Kam marrë shumë mesazhe nga ju për mungesen e ujit.

Jam interesuar menjëherë dhe kam biseduar me zyrtarët e Hidroregjionit Jugor të cilët më kanë informuar, se kjo po vjen si pasojë e mungesës së rrymës elektrike, ku janë dëmtuar shtyllat nga reshjet e mëdha të borës, dhe se ekipet në teren po vazhdojnë të punojnë deri në rifunksionalizimin e pompave të ujit.

Poashtu kam biseduar edhe me zyrtarët e KEDS-it të cilët poashtu më njoftuan se ekipet e tyre janë në teren në zgjidhjen e kësaj çështje.

Duket se deri nesër duhet të presim deri në zgjidhjen përfundimtare.

Më duhet ta theksoj se kjo nuk është në kompetencen komunale, mirëpo duke e parë rëndësinë jetike të kësaj më obligon që të jem afër jush deri në zgjidhjen e kësaj çështje.