Muharremaj viziton qendrën e vaksinimit në Suharekë, apelon qytetarët që të ndjekin udhëzimet e MSH-së

Muharremaj viziton qendrën e vaksinimit në Suharekë, apelon qytetarët që të ndjekin udhëzimet e MSH-së
Fisnik Sadiku

15.06.2021 / Suhareka

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë sot ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve.

Në Komunën e Suharekës vaksinimi po bëhet në sallën sportive të gjimnazit “Jeta e Re” ku gjashtë ekipe janë në dispozicion të qytetarëve.

Për tu njoftuar nga afër lidhur me procesin e vaksinimit në këtë qendër sot ka qëndruar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nga menaxhmenti u njoftua për organizimin lidhur me kapacitetet infrastrukturore dhe humane që ky proces të bëhet sa më mirë.

Muharremaj ka bërë të ditur se gjithashtu është njoftuar me kategoritë të cilat aktualisht po vazhdon vaksinimi AntiCovid-19.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë rreth vaksinimit, të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19 në platformën e-Kosova.

LEXO EDHE:  Suharekë, policia has në dy të mitur ndaj të cilëve ishte ushtruar dhunë, arrestohet babai

Po ashtu, kërkohet që pas marrjes së njoftimit për vaksinim, secili qytetar mund të vaksinohet në sallën e edukatës fizike të shkollës së mesme Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë, ka njoftuar Muharremaj.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit