Muharremaj: Projekti më i mirë që kam realizuar është mbyllja e kazinove në nivel vendi

10.08.2023

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një emision në Klan Kosova, ka folur rreth komunës të cilën ai e drejton. Muharremaj gjatë intervistës ndër tjerash ka folur edhe për projektet të cilat ai i ka realizuar dhe i konsideron si ndër më të mirat, shkruan SuharekaOnline. “Ka shumë projekte, mundemi me fol tri […]

Muharremaj: Projekti më i mirë që kam realizuar është mbyllja e kazinove në nivel vendi Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një emision në Klan Kosova, ka folur rreth komunës të cilën ai e drejton.

Muharremaj gjatë intervistës ndër tjerash ka folur edhe për projektet të cilat ai i ka realizuar dhe i konsideron si ndër më të mirat, shkruan SuharekaOnline.

“Ka shumë projekte, mundemi me fol tri orë për projektet që janë realizu në Komunën e Suharekës. Më i miri projekt, projekti më i mirë për mu ka qenë, kur e kam marrë vendim me i ndal kazinot në nivel të Republikës së Kosovës, edhe ku i kam mbledhë për tri ditë 11 mijë e 800 nënshkrime dhe i kam dërgu në parlament edhe janë mbyllë kazinot.” tha Muharremaj.

Tutje, ai ka treguar se në javën e parë për këtë çështje ka marr kërcënime ku edhe ka njoftuar Policinë e Kosovës.

“Në javën e parë kam marrë kërcënime, po e kam njoftu policinë. Më kanë thirrë në telefon vazhdimisht më kanë fy po se kam pas atë problem, edhe kështu që qëllimi është realizu edhe besoj që ka qenë në të mirën e qytetarëve, sepse edhe nuk kem kushte të kemi kazino në qytete të vogla siç është Suhareka.” ka përfunduar ai.

Rikujtojmë se në vitin 2019, Kryetari i Komunës së Suharekës kishte kërkuar që të mbyllen të gjitha objektet në të cilat zhvilloheshin lojërat e fatit.

Kjo kërkesë e Muharremajt kishte ardhur si pasojë e një vrasjeje që kishte ndodhur atë kohë, ku mbeti i vrarë J.A, punëtori i një kazinos në Suharekë.